Ja si të humbisni 7 kg në 7 ditë – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ja si të humbisni 7 kg në 7 ditë

Ja si të humbisni 7 kg në 7 ditë

Ja si të humbisni 7 kg në 7 ditë…

Dieta e supes e cila zgjat 7 dite dhe mund te humbni 5-7 kg. Nuk rekomandohet per nje kohe me te gjate sepse eshte shume strikte dhe ka pak kalori 700-800 ne dite. Nderkohe nje njeri i rritur, normalisht gjate nje dites duhet te marre 1500-2000 kalori. Kjo diete sic e kuptoni edhe nga emri ka per baze supen e cila ka nje fuqi per tju ngopur dhe per tju dhene energji, pa pasur friken se do shendosheni.

Por nuk mund te perdorni cfaredo lloj supe. Kjo eshte receta baze e supes qe do tju dobesoje:

Ingredientet
6-karrota
6 qepe te medha
1 kuti me domate pa lekure ose 6 domate te fresketa
2 speca jeshile
1 selino
Laker te bardhe
1 koncentrat vegjetal perimesh

Sipas deshires: 3 kungulleshka ose spinaq apo bizele te fresketa

Pergatitja
Prisni perimet ne kuba te vegjel dhe vendosini ne nje ene me uje per 10 min. Ulini flaken dhe lerini edhe per 20min deri sa te zbuten. Shtoni edhe koncentratin vegjetal, pule ose vici sipas deshires. Supen mund ta hani ashtu sic eshte ose ta beni kremoze ne mixer, ta konsumoni te ngrohte ose te ftohte dhe mund ti shtoni edhe ereza.

Supa mund te konsumohet sa here ndjeheni te uritur, hani sa te doni pa pasur frike per kalorite sepse organizmi djeg me shume kalori per ta tretur kete, se sa mban vete supa.

Sugjerim: kjo recete parashikon nje sasi te madhe supe, mund te beni nje sasi me te vogel cdo dite ose ruajeni ne frigorifer.

Ndalohet rreptesisht buka, alkoli apo pijet me gaz.

Kjo eshte Menu shembull qe duhet te ndiqni per nje jave qe te arrini rezultatet e deshiruara:

Dita I

Konsumoni vetem supen sa te doni dhe fruta pervec bananeve (bostani dhe shalqiri kane me pak kalori nga frutat e tjera). Mund te pini kafe dhe caj pa sheqer dhe padyshim uje sa te doni.

Dita II

Pervec supes qe mund te hani sa te doni, kjo eshte dita e perimeve. Ha perime krudo, te pa ziera, vecanerisht jeshilleqet. Mos konsumoni fasule, miser apo bizele. Ne darke mund te shijosh nje patate te furres me nje luge vaj ulliri. Kete dite mos konsumoni fruta.

Dita III

Konsumoni sa te doni supe, perime dhe fruta por mos hani patate.

Nese e ke ndjekur ne menyre korrekte dieten, per keto 3-dite mund te kesh rene 2-3kg.

Dita IV

Banane dhe qumesht i skremuar. Qumesht dhe uje konsumoni sa te doni, kurse banane deri ne 3 dhe sigurisht supe sa te doni. Banania dhe qumeshti kane nje sasi te konsiderueshme kalorish por ne kete faze ju keni nevoje per karbohidrate, proteina, kalcium dhe kalium.

Dita V

Mish dhe domate. Mund te kosumoni 300-400gr mish te zgares dhe 6 domate. Mishin mund ta zevendesoni me peshk ose pule pa lekuren dhe gjthmone te gatuara pa yndyre. Supen konsumojeni te pakten 1-here ne dite. Konsumoni minimumi 6 gota me uje per te eleminuar acidin urik ne trup.

Dita VI

Mish dhe perime. Mund te hani 2-3 bifteke me perime jeshile por jo patate. Hani edhe supen te pakten 1-here ne dite.

Dita VII

Dita e 7 dhe e fundit permban oriz integral, leng frutash pa sheqer dhe perime. Mund te konsumoni sa te deshironi bashke me supen.

Ne fund te javes nese e keni ndjekur ashtu sic duhet dieten, do te keni humbur 5-7kg. Nese ke rene me shume se 7kg atehere nderprite dieten per dy dite.

Kjo eshte nje diete e shpejte dhe nuk mund te perdoret per periudha te gjata sepse sjell anomali ne organizem perderisa nuk merr te gjitha vlerat ushqyese qe i duhen nje te rrituri gjate dites.

Gjthashtu duhet te kombinoni dieten me ushtrimet fizike dhe kremera hidratante per te forcuar muskujt.

Me dieten e supes humbisni vertete peshe por edhe shume uje, sepse ka nje fuqi te larte diuretike. Prandaj mundohuni te mbani organizmin te hidratuar.

Nuk eshte e keshillueshme per personat diabetike apo me insuficence renale.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729