Rudina Magjistari bëhet pjesë e ‘Portokallisë’: Ja detajet – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Rudina Magjistari bëhet pjesë e ‘Portokallisë’: Ja detajet

Rudina Magjistari bëhet pjesë e ‘Portokallisë’: Ja detajet

Siç është bërë e ditur tashmë, pak ditë na ndajnë nga fillimi i spektaklit më të madh të humorit shqiptar, “Portokalli”.
Si gjithmonë pritshmëritë janë të shumta dhe këtë radhë premtojnë se veç të tjerash do të kapin “Peshkun e Madh”! Të ftuar në “Top Show”, regjisori Altin Basha, moderatorja Xhemi Shehu dhe aktorët Renada Caci, Delinda Zhupa dhe Rezart Veleshnja zbuluan detaje.

Fillimisht, Altin Basha zbulon se Rezart Veleshnja do të vijë me personazhe femër. Aktori tregon më tej se është një prezantuese, moderatore. “Ajo nga 100 fjalë, 98 janë gafa”, thotë ai.Më tej, Xhemi Shehu tregon se së bashku me Salsanon do të sjellin “Romeo dhe Zhuljetën”. “Do t’i sjellim në epoka të ndryshme. Do ta nisim nga epoka e Skënderbeut”, tregon Xhemi.

Ndërkohë, Delinda Zhupa thotë se do të jetë në “Portokalli” me dy personazhe. “Kam dy personazhe, historianen që kisha edhe sezonin e kaluar dhe një tjetër personazh që nuk po e zbuloj”, thotë Dalinda.Simbolika është “peshku i madh”, por a do të ketë këtë sezon më shumë politik? Kësaj pyetjeje i dha përgjigje regjisori Altin Basha. “Humor politik ka pasur gjithmonë, pasi ai është i preferuar nga publiku. Sigurisht që do të ketë personazhe politike, por edhe mënyra se si ndikon politika në jetën e njerëzve, por nga ana tjetër ka edhe personazhe të rinj”, tregon Altin Basha, regjisor i Portokallisë.

Këto janë vetëm disa nga të rejat e këtij sezoni, i cili do t’i bëjë shqiptarët të “mbajnë barkun me dorë” dhe për të mësuar më shumë mos harroni, “Portokalli” rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel, më 4 mars…/Top Channel/

 




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729