Ndryshimi i pabesueshëm i Vipave Shqiptar LIVE & në Instagram/ foto – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ndryshimi i pabesueshëm i Vipave Shqiptar LIVE & në Instagram/ foto

Ndryshimi i pabesueshëm i Vipave Shqiptar LIVE & në Instagram/ foto

Kur je në qendër të vëmendjes së publikut, duket se nuk ka vend për “gabime” apo “defekte”. Ndoshta kjo është ideja që kanë në mendje shumë nga personazhet e njohura shqiptare.Askush nuk është perfekt dhe nga ana tjetër nuk ka asgjë të keqe, që të mbulosh defektet!Por shpesh fansat duket se indinjohen dhe duan që personazhet e tyre të shfaqen ashtu siç janë edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale. Kjo temë ka hapur debate të mëdha në të gjithë botën.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, njihet për një trup të bëshëm dhe me forma. Ajo ka pranuar gjithmonë kilogramët e tepërt dhe pavarësisht komenteve negative, që mund të ketë e dashuron veten ashtu siç është.Një foto e pa edituar e këngëtares e tregon atë më të shëndetshme sesa në postimin e publikuar prej Bebe Rexhës në rrjetet sociale.Gjithsesi kjo nuk ka ndikuar në vlerësimin që kanë fansat për të, për vokalin dhe stilin e saj të të kënduarit.


Aurela Hoxha ka qenë shpesh në titujt e mediave rozë, për shkak të ndryshime për të perfeksionuar linjat e saj me anë të “Photoshop”-it. Pak kohë më parë këtë e dëshmoi fotografia që u publikua nga emisioni i Rudina Magjistarit, ku ishte e ftuar Aurela.

“Photoshop”-i që përdor Enca në fotot e saj ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e fansave. Por këngëtarja e ka pranuar gjithmonë këtë fakt dhe dëshiron që dhe fansat e saj ta pranojnë.

Faqja e “Instagram”-it, “Vipat e Bllokut”, ka publikuar prej kohësh krahasimet mes fotove të personazheve publikë shqiptarë “live” dhe në rrjetet sociale.

Një rast tjetër është ai i Luana Vjollcës, e cila u përfol prej kohësh që kishte zmadhuar të pasmet ose mbante veshur mbathje me mbushje. Moderatorja e mohoi, por më pas faqja publikoi këtë foto dhe fansat nuk dinë kë të besojnë.

Rashel Kolaneci, velina e emisionit të Ermal Mamaqit, që në daljen e saj të parë u shigjetua nga ndjekësit se jo vetëm që editon fotot, por edhe ka bërë operacione plastike, më e përfolura është ajo për zmadhimin e buzëve. Profili “Vipat e Bllokut” publikoi një foto ku Rasheli është fotografuar “live”, e krahasuar më pas me foton që ka postuar ajo vetë në “Instagram”.

Françeska Jaçe

Dhurata Dora

Eliona Pitarka

Fundja nuk ka asgjë të keqe të dëshirosh të dukesh shumë mirë për fansat!




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729