Bleona Qereti gati librin me politikanët që ka ndarë shtratin, lista nis me… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Bleona Qereti gati librin me politikanët që ka ndarë shtratin, lista nis me…

Bleona Qereti gati librin me politikanët që ka ndarë shtratin, lista nis me…

Bandillët e Bleonës janë deputetë, ish-ministra dhe ambasadorë, përpjekje dhe presione për të ndaluar librin, tërmeti po vjen, edhe ndërkombëtarët kanë në duar dosje të politikanëve shqiptarë me afera seksuale.

Ujërat e politikës shqiptare do të turbullohen sërish. Nuk bëhet fjalë për dosje korrupsioni dhe krimi siç ndodh zakonisht, por për afera seksuale. Përpos vjedhjeve të parave publikeve, plaçkitjes, shitjes së territoreve, përvetësimit të pronave, vrasjeve, trafiqeve etj., kurvëria është një tipar i theksuar i politikës shqiptare. Pas fasadës së dukshme fshihet një ndyrësi e madhe. Në duart e ndërkombëtarëve ka një numër të madh dosjesh rozë, madje edhe dosje për krime seksuale, duke nisur që nga Presidenti i Republikës, ministra, ish-ministra, deputete, ambasadorë etj. Dosjet përmbajnë pamje filmike, mesazhe të zbardhura etj. Megjithatë, këtë herë, politika shqiptare pritet të trondite me një libër autobiografik të këngëtares Bleona Qeretit. Këngëtarja ka disa vite se ka nisur të shkruajë në libër autobiografik për çdo person publik që ka pasur ndikim në jetën e saj, me emra të plotë dhe konkretë. Libri është i fokusuar në aspektin erotik dhe personal.

Këngëtarja Bleona Qereti ka paralajmëruar botimin e librit dy vjet më parë. Ajo ka deklaruar se do të rrëfejë gjithçka, pa dorashka dhe me emra konkretë, por politikanët, me të cilët ka pasur raporte. Bleona u ka dhënë edhe një mesazh të koduar ish-bandillëve të saj, duke thënë se “nuk do t’i kursej politikanët që kanë pasur punë me mua’. Prej dy vitesh, politikanët e përmendur, po lëvizin çdo gur për të ndaluar botimin e librit. Disa prej tyre e shesin veten nëpër ekrane si personazhe me integritet të lartë dhe parime morale, ndaj botimi i librit do të ishte shkatërrimtar për ta. Përveç grindjeve në familje, librit mund të ndërpresë edhe karrierën e tyre në politikë. Lista nis me deputetin e LSI, Luan Rama. Lista do të vazhdojë me politikanë të tjerë surprizë. Paraprakisht listat mësohet se është e gjatë.

Në rrethet politike dhe mediatike qarkullon gjithashtu një tezë e fortë se një nga armët më të forta të Kelmend Balilit, Eskobarit të Ballkanit, me lidhje të forta me partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, është se baroni ka materiale komprometuese për shumë prej ministrave dhe deputetëve. Balili thuhet se ka përgjuar dhe filmuar politikanët që shkonin me dashnoret e tyre tek hoteli i tij i famshëm në Sarandë. Jo rastësisht hoteli i Balilit është inauguruar nga Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj. Hotelin e Balilit e kanë frekuentuar një një pjesë e mirë e politikanëve, mes të cilave edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Hoteli konsiderohej një strofull e sigurt, por rezultoi një grackë e madhe./Pamfleti.com




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729