‘Bizhoz me dashurine’: Shivai i gjuan me shpulle Omkares, ja cdo te ndodhe te henen – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

‘Bizhoz me dashurine’: Shivai i gjuan me shpulle Omkares, ja cdo te ndodhe te henen

‘Bizhoz me dashurine’: Shivai i gjuan me shpulle Omkares, ja cdo te ndodhe te henen

Teksa Anika dhe Shivai po grinden disa gra hyjnë në shtëpinë e Anikës dhe i bërtasin Shivait. Ai largohet ndërsa Anika i thotë se njerëzit e varfër nuk janë në shitje. Shivai nxehet dhe thotë se do e blejë Anikën e më pas do e hedhë. Tixh është me nerva me Zvetlanën dhe i thotë se ajo ja punoi pas shpine duke publikuar videon në media. Zvetlana thotë se ajo është viktimë gjithashtu. Ajo qan dhe i thotë Tixhit mos ta bëjë kaq të madhe sepse ai do e ndante Xhanvin gjithsesi.

Tixhi i thotë se ka hallin e Omkarës sepse e do shumë. Ai i thotë Zvetlanës se do e gjejë kush e bëri këtë dhe largohet. Një grua vjen të takojë Zvetlanën. Del që ato kanë bashkëpunuar dhe video është publikuar nga ato. Shivai shkon në kuzhinë të gatuajë. Omkara shkon pas tij por Shivai është shumë i mërzitur me të. Ai mbush sytë me lot dhe i gjuan Omkarës. Shivai i thotë Omkarës mos ta bëjë më këtë që bëri. Ata përqafohen shkruan revistawho. Anika grindet me hallën pasi ajo i përmend Shivain dhe e pyet çfarë lidhje ka me të.

Anika i thotë hallës të ketë kujdes si sillet sepse shtëpia është e saj dhe e Sahilit. Ajo takohet me një burrë për kontratën por ai i thotë se duhet të flasë me dikë tjetër. Anika pranon dhe merr adresën. Ajo shkon të takojë personin Mukerxhi dhe pret atje. Pas 3 orësh ai vjen. Anika hap derën për të hyrë brenda por i hedhin ujë në fytyrë. Anika habitet kur sheh Shivain./revistawho.com




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729