‘Bixhoz me dashurine’: Djemte Oberoi i habisnin te gjithe, ja cdo te ndodhe neser – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

‘Bixhoz me dashurine’: Djemte Oberoi i habisnin te gjithe, ja cdo te ndodhe neser

‘Bixhoz me dashurine’: Djemte Oberoi i habisnin te gjithe, ja cdo te ndodhe neser

Omkara dhe Rudra mendojnë se Shivai dhe Anika kanë kimi mes njëri tjetrit. Shivai i thotë se kjo nuk ka për të ndodhur. Gjyshja i thotë se dashuria nuk pyet kur vjen. Pinki dhe Prijanka prezantojnë Anikën me gjyshen. Prijanka lavdëron Anikën dhe thotë se ajo bën 3 punë. Gjyshja i thotë Anikës se prindërit e paskan rritur me vlera. Anika emocionohet kur sheh gjyshen duke përkëdhelur Prijankën dhe i thotë asaj se është me fat që ka një familje.

Disa të ftuar mendojnë se Zvetlana është gruaja e Tixhit. Zvetlana i sqaron se është sekretarja e tij. Xhanvi i thotë Zvetlanës se ajo është thjesht lodra e Tixhit dhe ai do e lërë për disa ditë. Mediat pyesin Prijankën kush nga djemtë Oberoi do e mbajë flakën e lutjes. Prijanka nuk di çfarë të thotë. Anika i vjen në ndihmë dhe e pyet pse mediat duan ta dinë. Prijanka i tregon se ai që do mbajë flakën e lutjes do jetë trashëgimtari.

Vëllezërit Oberoi nuk ndahen nga njëri tjetri dhe e mbajnë flakën e lutjes bashkë. Gjyshja gëzohet shkruan revistawho. Një burrë i vendos flakën vetes. Djemtë Oberoi hidhen ta shpëtojnë por ndalohen nga rojet. Shivai lëndon dorën. Gjyshja është e shqetësuar për të. Shivai premton gjyshes se ai nuk do ndahet kurrë nga vëllezërit e tij. Omkara pyet Shivain si ka mundësi që lajmi nuk doli në media. Shivai i thotë se nëse kjo do ndodhte ata do humbnin mbiemrin që kanë dhe se dikush u mundua që t’i turpërojë. Gjyshja pyet Tixhin dhe Shaktin nëse kishin gisht në atë ngjarje. Ata betohen që nuk dinin gjë./revistawho.com




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729