14 SEKRETET e veshjeve që cdo femër duhet ti dije për tu dukur perfekte… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

14 SEKRETET e veshjeve që cdo femër duhet ti dije për tu dukur perfekte…

14 SEKRETET e veshjeve që cdo femër duhet ti dije për tu dukur perfekte…

Kopsa e mesme e xhaketës duhet gjithmonë të jetë e mbyllur. E sipërmja varet nga disponimi juaj mirëpo e poshtmja duhet gjithmonë të jetë e hapur.

Kur keni veshur një këmishë, nuk duhet të hapni më tepër se dy kopsa .

Mbani vathë që përshtaten me byzylykun dhe qafore që përshtatet me unazën. 3 apo 4 gjëra përnjëherë janë të tepërta.

Maja e kravatës suaj duhet të arrijë belin dhe ta kalojë vetëm pak.

Përcaktohuni për minifund apo për dekolte të hapur. Të dyja bashkë mund të bëjnë të dukeni vulgare.

Nëse keni veshur këmmishë pa xhaketë, nuk ju duhet kravatë.

Në punë, dekolteja e hapur nuk duhet të jetë më tepër se 10 cm nga kocka e klavikulës.

Nëse këmishën e futni brenda pantallonave, do ju duhet edhe rrip.

Lëkura juaj lakuriqe nuk duhet të shihet mes trikosë dhe xhinseve.

Ngjyra e rripit duhet të jetë e njejtë me atë të këpucëve.

Të gjitha etiketat e dukshme në rroba duhet të hiqen.

Mos mbani shumë pëlhurë të stampuar. Mund të mbani dy të tilla me të njejtën ngjyrë apo dy pëlhura të stampuara në madhësi të ndryshme.

Çorapet e juaja duhet të jenë aq të gjata sa të mos duken këmbët kur uleni.

Në zyrë, bluza pa krahë duhet të mbulojë supet. Fanellat me rripa nuk janë opsion për situata formale./femra.net




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729