Floriana Garo pozon në muajin e 9-të të shtatëzanise: Po përjetoj shumë siklete / foto – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Floriana Garo pozon në muajin e 9-të të shtatëzanise: Po përjetoj shumë siklete / foto

Floriana Garo pozon në muajin e 9-të të shtatëzanise: Po përjetoj shumë siklete / foto

Lajmi se Floriana Garo është shtatzënë ishte një nga lajmet më të ëmbla të vitit që lamë pas. Tani moderatorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe ka vendosur të tregojë barkun e rrumbullakosur me një set të ri fotografik për “Revista Who” ku shfaqet e veshur me vetëm një pelerinë tyli ngjyrë bojëqielli.

Floriana ka treguar se po e përjeton me siklet shtatzëninë, lodhet shpejt dhe ka shpërthime hormonale.“Këto ditë po e ndjej tamam rëndesën e shtatzënisë. Mezi vesh çorapet dhe këpucët, lodhem shpejt kur eci dhe nuk qëndroj dot gjatë edhe e ulur në karrige. Kam siklete nga më të ndryshmet dhe shpërthime hormonale të çuditshme.

Nuk tingëllon si diçka shumë e ëmbël dhe glamour sepse nuk është, por tani lëvizjet e bebes më japin më shume emocion se kurdoherë më parë dhe kam filluar ta përfytyroj si do jetë jeta ime dhe e tim shoqi bashkë me të”, është shprehur Floriana.

 




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729