Flet Eneda Tarifa: Jeta ime e re pas ndarjes nga bashkëshorti… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Flet Eneda Tarifa: Jeta ime e re pas ndarjes nga bashkëshorti…

Flet Eneda Tarifa: Jeta ime e re pas ndarjes nga bashkëshorti…

Eneda Tarifa u vendos në qendër të medias pas ndarjes nga partneri i saj Erion Zaloshnja pas 18 vitesh bashkë.

Intervista e saj e fundit duket se konfirmoi gjithë sa u tha pasi vetë 35-vjeçarja iu referua si kapitull i mbyllur i së shkuarës marrëdhënies me ish-bashkëpunëtorin e saj njëkohësisht edhe në biznes.

E nëse klubi që i bashkonte ka mbetur tashmë në duart e Zaloshnjës, vajza e tyre Aria është nën kujdesin e mamasë së saj Eneda. Tashmë këngëtarja është trajnere në “The voice kids” dhe këndon në një nga kubet e natës në kryeqytet. Për Enedën ky kapitull i ri duket edhe më sfidues.

“Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar shumë. Sigurisht që do të doja të isha 24 orë në funksion të vajzës sepse është një fëmijë shumë i zgjuar, më kupton në profesionin tim si një e rritur. Jam e bekuar”, tha Tarifa.

Përsa i takon garave muzikore, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision duket e zhgënjyer, megjithatë për fansat ka një surprizë.

“Për momentin nuk kam ndonjë dëshirë të marr pjesë në festivale, por me projektet vetjake jam duke punuar dhe do të vij shumë shpejt me një videoklip”, shtoi Tarifa.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729