E mbani mend ”NOCEN“ e Big Brother?! Ja ndyshimi i saj drastik në 10 vite…(FOTO) – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

E mbani mend ”NOCEN“ e Big Brother?! Ja ndyshimi i saj drastik në 10 vite…(FOTO)

E mbani mend ”NOCEN“ e Big Brother?! Ja ndyshimi i saj drastik në 10 vite…(FOTO)

Noçja është një ndër figurat e pavdekshme të Big Brother, pasi edhe pse kanë kaluar 9 vite nga edicioni i parë, rrallë njerëz mund të kenë harruar karakterin e saj çapkën dhe moskokëçarës. Najada Konomi është akoma shumë e lidhur me artin pasi në profilin e saj në Facebook mund të gjesh piktura të shumta, ose atë vetë duke pikturuar. Por ajo që ka ndryshuar më së shumti është look- u i saj, ku nga vajza rebele me flokë të shkurtra të ngritura lart, sot ajo është bërë bjonde dhe flokët e saj janë goxha të gjatë.

Ndonëse të ndarë prej vitesh, Olsi dhe Nocja duket se kanë ruajtur miqësi me njëri-tjetrin. “Revistawho.com” i ka fotografuar teksa ata qëndronin të veçuar duke biseduar kokë më kokë.

Të dy ata janë tërhequr nga bota e spektaklit dhe për jetën e tyre dihet pak. Së fundmi përflitet se Noçja po jeton një histori të lumtur dashurie. Ndërsa në një intervistë për “Ëake Up” në Top Channel, gjatë festës ku u bë prezantimi për media i “Big Brother 9”, Noçja ka thënë se vazhdon të jetë aq e çmendur sa edhe më parë. E pyetur nëse është penduar për lojën e saj dhe marrëdhënien që krijoi brenda shtëpisë së famshme me Olsin, Noçja ka thënë jo. “Unë kam bërë atë që kam ndjerë. Shumë mirë që e bëra ashtu si e bëra, për sa kohë e ndjeva. Nuk do ta ndryshoja lojën nëse rikthehesha”,- ka thënë ajo.  




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729