Ja si të keni në 4 hapa SY joshës si Marilyn Monroe… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ja si të keni në 4 hapa SY joshës si Marilyn Monroe…

Ja si të keni në 4 hapa SY joshës si Marilyn Monroe…

Kohët e fundit, duke bërë zbulimin për sekretet e grimierit të Marilyn Monroe-s, të pazëvendësueshmin Allan Whitey Snyder, ekzistojnë disa truqe që ne jemi me sa duket të obsesionuar tërësisht pas atij lloj grimi.Kemi vërejtur këtë lloj grimi edhe tek femra më e famshme në botë, homologia e saj, Kim Kardashian, e cila ka një simpati për aplikimin e lajnerit për sy si të Monroe-s: kufizim i syrit të maces (cat eye) si dhe kufizim me laps të bardhë.

Teknika nuk ka të bëjë vetëm me një kufizim të mirë në formë mace, por ishte edhe triku i Monroe-s për të bërë që sytë e saj të duken më të mëdhenj duke zgjeruar vijën e kufizimit edhe lart edhe poshtë qerpikëve. Më poshtë kemi vendosur foton me pamjen e përsosur të Marilyn Monroe-s me sy të përgjumur, si dhe foton e përsosur të Kim Kardashian në instagram.

1. Vizatoni me lajner teknikën e syve “cat eye”

Duke përdorur një lajner në formë të lapsit, vizatoni formën klasike të syrit të maces (cat eye), duke filluar nga mesi i syrit me një kthesë të vogël në fund. Ju mund të zgjidhni vet se sa e dëshironi trashësinë e vijës, thekson makeup artisti Miguel Lledo.

2. Krijoni një lëvizje të lehtë në skajin e poshtëm të syrit

Duke përdorur hijëzim ngjyrë kafe të errët dhe brushë të vogël në formë koni, krijoni lëvizje të lehtë sipas formës së poshtme të syrit dhe duke e bërë një zgjatje sikur edhe lart. Bëjeni një trekëndësh midis dy vijave të krijuara me lajner.

3. Plotësoni trekëndëshin me ngjyrë të bardhë

Me një laps të bardhë për sy, plotësoni trekëndëshin në skajin e jashtëm të syrit, në mes të dy vijave të krijuara me lajner – kjo e bën që sytë tuaj të duken më të mëdhenj dhe më të gjërë.

4. Pamje përfundimtare

Duke aplikuar udhëzimet e mësipërme, ju do të kanalizoni të dyjat, edhe Monroe-n edhe Kardashian me një pamje të njejtë.

Burim: Marie Claire




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729