4 këshilla si të bëjmë MAKEUP-in në vetëm 5 MINUTA… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

4 këshilla si të bëjmë MAKEUP-in në vetëm 5 MINUTA…

4 këshilla si të bëjmë MAKEUP-in në vetëm 5 MINUTA…

Mikesha kushedi sa e sa here jemi bere vone neper takimet tona vetem sepse koha per tuu bere gati nuk na del asnjehere?! Epo kjo duhet te marre fund apo jo? Ketu do tju tregojme se si te beheni gati ne 5 minuta dhe te dukeni super ne forme gjithashtu. Si të beni makeup brenda 5 minutave për të evituar vonesën? Kjo është e mundur falë katër këshillave të thjeshta: aplikoni krem hidratues me ngjyrë, rimel, shkëlqyes buzësh dhe ton për faqet

Këshillat: Ngarkesa me punët e përditshme shtëpiake, impenjimet në punë dhe ora e zgjimit, që duket sikur bie gjithmonë shumë vonë, ju pengojnë që të trukoheni ashtu siç do të donit. Me të drejtë keni ngritur shqetësimin se kur mund të gjeni kohën e përshtatshme për t’u lyer! Ideale do të ishte që t’ia dilnit të trukoheshit për një kohë fare të shkurtër dhe madje me mjaft kujdes. Për 5 minuta do të ishte perfekte, apo jo! Por si t’ia dilini për ta bërë këtë? Fare e thjeshtë, duke ndjekur këto sugjerime të thjeshta, ndërsa në mëngjes do të dilni nga shtëpia me një pamje perfekte, pa të meta.

1.Pastroni fytyrën dhe hidratojeni atë me një krem

Përpara se të filloni të trukoheni është thelbësore të hidratoni fytyrën me një krem të përshtatshëm me tipologjinë e lëkurës. Nëse zgjidhet ai i duhuri, kremi mund të jetë një bazë mjaft e mirë për trukun, duke e favorizuar aplikimin e pudrës apo të make up-it. Një alternativë mjaft praktike që do t’ju bënte të fitonit minuta të çmuara, është zgjedhja e një kremi hidratues me ngjyrë. Ai përhapet si çdo krem tjetër hidratues, ofron një rezultat kompakt dhe homogjen (i ngjashëm me pudrën), me një aplikim të vetëm.

2 Aplikoni rimelin

Pasi keni vendosur bazën për trukun, vini në pah sytë, pjesën më të rëndësishme dhe impenjative të make-up-it të fytyrës. Por për t’u trukuar në 5 minuta sigurisht nuk është e mundur të ndaleni shumë te makijazhi i syve, pasi kjo do t’ju kërkonte shumë kohë dhe kujdes në aplikim. Sidoqoftë është e mundur që pamjen e tyre ta përmirësoni duke aplikuar rimelin, më mirë do të ishte i zi ose kaf për biondet. Rimeli në fakt i bënë sytë të duken më të mëdhenj dhe mjaft joshës. Për të theksuar efektin e rimelit, këshilla është që të përdorni një kthyese qerpikësh. Në këtë mënyrë nuk formohen gunga dhe aplikimi i rimelit nëpërmjet furçës bëhet më i lehtë.

3.Shkëlqyesi

Shkëlqyesin e buzëve duhet ta përdorni, por pa e ekzagjeruar. Është më e preferueshme të përdorni një shkëlqyes sesa një të kuq buzësh i cili nga ana tjetër do të kërkonte përdorimin e lapsit të posaçëm, por edhe kohën e duhur për ta bërë atë siç duhet. Ndërsa për shkëlqyesin mjafton vetëm pak shkathtësi për ta aplikuar sa më mirë. Bëhet fjalë për ata shkëlqyes që janë me tubet.

4.Lyerja e faqeve

Për të kompletuar make-up-in tuaj kaloni te toni i faqeve. Për t’u trukuar në 5 minuta nuk është e këshillueshme përdorimi i një blushi në formë kremi, sepse do të kërkonte shumë kohë dhe vëmendje. Me një blush pluhur do t’ju mjaftonte një furçë e butë, një pasqyrë e vogël dhe 1 minutë kohë për ta vendosur. Aplikoni ngjyrën, duke filluar nga mollëzat dhe duke vazhduar pak më poshtë. Këshilla e fundit, mos harroni t’i fryni furçës përpara se ta përdorni. Në këtë mënyrë, hiqni përbërjen e tepërt, pa qenë të detyruara që të humbni më shumë kohë nga një e papritur, për shembull nga një njollë ngjyre.

Qe te jeni me te qarte per cka folem me siper ju sugjeroj te shikoni videon…Eshte super e dobishme 🙂




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729