4 gabime me buzëkuqin që NUK duhet ti bëni më/ foto – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

4 gabime me buzëkuqin që NUK duhet ti bëni më/ foto

4 gabime me buzëkuqin që NUK duhet ti bëni më/ foto

Buzëkuqi është produkti kozmetik më i shituri i të gjithave kohërave. Me një traditë të lashtë që daton 5000 vjet më parë, që nga koha e qytetërimit babilonas ai është shndërruar në armën sekrete të të gjitha femrave. Pavarësisht gjendjes shpirtërore dhe asaj fizike, një e kaluar me buzëkuq buzëve duket sikur ju përmirëson ditën dhe u shton dozën ”e munguar” të feminilitetit.

Por, përveç vështirësisë së zgjedhjes së tonalitetit të duhur, shpeshherë femrat gabojnë në aplikimin e tij mbi buzë ndonëse mund të mendoni se jeni eksperte të tij prej vitesh. Ja cilat janë gabimet që bëni.


1.Nuk hidratoni buzët: Gabimi i parë që bëjnë shumë gra e vajza para se të vendosin të kuq buzësh është mos hidratimi i këtyre të fundit. Hidratimi i buzëve është thelbësor nëse doni që buzëkuqi të qëndrojë gjatë dhe të mos keni qeliza të vdekura në kët sipërfaqe të lëkurës.


2.Mos konturimi i tyre: Për një makijazh buzësh pa defekte, lapsi është i domosdoshëm. Zgjidheni me të njëjtën ngjyre me buzëkuqin dhe pamja do jete e shumëdëshiruara.

3.Përdorimi i furçës: Sigurisht qe është më e rehatshme qe buzëkuqi të përdoret me furçën shoqëruese, por në fakt kjo nuk rekomandohet gjithmonë për shkak se mund të bëhet depo bakteresh.

4.Vendosja e shume shtresave: Vendosja e shtresave njëra mbi tjetrën mund të krijojë përshtypjen se buzëkuqi do të qëndrojë gjatë mbi buzë, por në fakt është një mit i gabuar. Jo vetëm që nuk do ndiheni rehat, por pamja nuk do jetë aspak natyrale. Zgjidhni një buzëkuq cilësor dhe kufizoni sa më shumë shtresat.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729