Maska me aspirin që pastron fytyrën dhe eleminon rrudhat/ receta – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Maska me aspirin që pastron fytyrën dhe eleminon rrudhat/ receta

Maska me aspirin që pastron fytyrën dhe eleminon rrudhat/ receta

Janë të njohura cilësitë e saj qetësuese, por ajo që dihet më pak është fakti që aspirina shërben edhe si përbërja bazë për maskë fytyre – një nga maskat më të suksesshme, me përbërës natyralë dhe pa asnjë shpenzim. Kimikisht, aspirina ka ngjashmëri me acidin salicili (Beta Hydroxy Acid), i cili ndihmon lëkurën në pastrimin e thellë të saj. Kështu, përdorimi i përjavshëm i maskës me aspirinë përmirëson përgjithmonë përbërjen e lëkurës (sheshon rrudhat dhe zvogëlon poret) dhe rrallon në mënyrë të dukshme ose ndalon edhe krijimin e akneve të tjera.

Mjaftojnë vetëm 10-15 minuta dhe fytyra jote do të jetë më e pastër, e butë dhe e lëmuar. Maska me aspirinë, në mënyrë të veçantë, është e dobishme për lëkura të yndyrshme, lëkura mikse dhe me akne.


Maska me aspirinë

Përdorimi: Shkri 2-3 aspirina në dy lugë ujë. Përzieje me një ose me më shumë nga përbërësit e mëposhtëm natyralë, duke i shtuar dhe gjysmë luge vaj ulliri:

Kos
Xhel Aloe Vera
Mjaltë

Masa nuk ka shumë rëndësi. Thjesht përdor përbërësit që ke në dispozicionin në një masë, me të cilën mund të mbulosh mirë fytyrën.

Hapat
Përzieji mirë të gjithë përbërësit.Përhap një shtresë të hollë në fytyrë dhe lëre të thahet (për gati 15 minuta).
Hiqe duke e fërkuar me lëvizje rrethore të buta për një pastrim më të mirë dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.

Shënim: Kujdes! Maska nuk sugjerohet për personat që janë alergjikë ndaj aspirinës. Nëse nuk je e sigurt, bëj një provë më parë në një zonë të vogël të lëkurës. Nëse të krijohen pulla ose të kruajtura, atëherë nuk është e duhura për ty.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729