Ja si të ZBARDHNI fytyrën me maskën BIO…(receta) – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ja si të ZBARDHNI fytyrën me maskën BIO…(receta)

Ja si të ZBARDHNI fytyrën me maskën BIO…(receta)

Është kthyer pothuajse në një mani për adoleshentet dhe femrat në ditët e sotme ngjyra më e bardhë e lëkurës. Në mesin e këtyre njerëzve disa përjetojnë ngjyrë të pabalancuar të lëkurës, si psh ngjyrë më e errët në qafë por më e çelur në fytyrë. Ndërkohë që pjesa tjetër thjesht përballen me pigmentin e errët të lëkurës të shkaktuar nga djegja e diellit.

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell mund ta bëjë lëkurën tuaj më të errët, të mpirë dhe të thatë.Lini mënjanë të gjitha produktet që funksionojnë brenda natës dhe që në pak javë do t’ju japin efekte të kundërta.Më poshtë do të gjeni disa maska per zbardhjen e fytyres, tërësisht natyrale dhe efektive.

1. Maska Per Zbardhjen E Fytyres Me Limon Dhe Qumësht Pluhur

Përdorimi i rregullt i kësaj maske do ta zbardhojë fytyrën tuaj, do ta ndriçojë atë dhe do të zhdukë problemin e pigmentimit të tepërt të lëkurës.Merrni 3 lugë gjelle qumësht pluhur dhe vendosini në një tas. Më pas shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni të sapo shtrydhur. Përziejini mirë së bashku. Shpërndajeni maskën në fytyrë duke bërë lëvizje rrethore me gishtat tuaj. Lëreni maskën në fytyrë për rreth 30 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Përdoreni këtë maskë 2-3 herë në javë për të përshpejtuar efektin e saj zbardhues të fytyrës.
2.Maska Per Zbardhjen E Fytyres Me Patate Dhe Limon


Patatet përmbajnë sasi të mëdha katekolasi , një komponent që është i njohur për efektet e tij të fuqishme për zbardhimin e lëkurës. Aplikimi i një fete patateje në fytyrë redukton ndryshimin në tonalitetin e lëkurës dhe njollat e zeza. Limoni ,nga ana tjetër, përmban sasi të lartë të acidit nitric dhe në mënyrë efektive zbardh lëkurën, duke hequr njollat dhe pigmentimin në qafë dhe fytyrë. Limoni është gjithashtu një regjës i fortë dhe është një ilaç shumë i mirë për të tkurrur poret, zbardhur plagët, të skuqurat , pikat e zeza dhe shmang probleme të ardhshme duke vrarë papastërtitë. Kombinimi i të dyjave do ju japë një zgjidhje të fuqishme për të luftuar panjëtrajtshmërinë e lëkurës.

Për përgatitjen e kësaj maske ju nevojiten: ½ patate të grirë dhe ½ lëng gjelle lëng limoni. Në një tas të vogël kombinoni pataten e grirë me lëngun e limonit dhe përzieni mirë. Përpara se të aplikoni maskën sigurohuni të keni larë fytyrën. Aplikoni përzierjen dhe lëreni për 15 minuta. Pas kohës së caktuar , thjesht shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe thajeni.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729