VAZELINA sekreti i bukurise moderne…(13 receta) – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

VAZELINA sekreti i bukurise moderne…(13 receta)

VAZELINA sekreti i bukurise moderne…(13 receta)

Është shpikur para 150 vitesh dhe ende sot njerëzit i gjejnë përdorime të reja vazelinës, një prej produkteve më të lira që mund të blini në një dyqan dhe që mund ta përdorni pa kufizim. Nëse një kuti e tillë gjendet e fshehur në një dollap në shtepine tuaj, bëni mirë ta nxirrni e ta përdorni sipas këshillave të Living.
1. Intesifikon aromën e parfumit. 2. Lyeni me vazilinë lëkurën ku do të aplikoni dhe aroma e mirë do të qëndrojë për orë të tëra sikur sapo të ishit lyer. 3. Thembra të plasaritura? Lyejini me vazelinë dhe vishni çorape! Të nesërmen në mëngjes thembrat tuaja do të jenë të buta. 4. Hiqni me lehtësi ngjitësin e qerpikëve fallco duke i lyer këta të fundit me një shtresë të hollë vazeline. 5. Përpara se të lyeni thonjtë aplikoni pak vazelinë pasi kjo gjë do të parandalojë shpërndarjen e manikyrit në lëkurën rreth gishtit. 6. Aplikoni me ndihmën e një furçe vazelinë në qerpikë dhe do u jepni atyre një pamje më të plotë dhe voluminoze. 7. Lyeni majat e flokëve për të eleminuar fijet e këputura më dysh dhe tharjen e tyre. 8. Nëse keni lyer flokët në shtëpi apo parukiera juaj nuk është treguar e kujdesshme dhe ju ka lyer edhe ballin, atëherë aplikoni pak vazelinë dhe pastrojeni me ndihmën e nje cope derisa të largohet boja. 9. Përpara se të lyeni vetullat me laps apo t’u jepni pak formë aplikoni pak vazelinë në mënyrë që vetulla të ngjajë më e plotë dhe qimet të mos rrinë të ngritura. 10 Heq njollat e buzëkuqit nga rrobat, veshjet çarçafët etj. Mjafton ta lyeni copën me vazelinë para se ta vendosni veshjen në lavatriçe 11. Largon njollat e ujit nga materiali i drurit ! Lyeni parketin me vazelinë dhe lereni gjatë gjithë natës. Në mëngjës njolla do të jetë zhdukur 12. Shkëlqen këpucët e lëkurës 13. Nëse në gisht ju ka ngecur një unazë, lyeni lëkurën me vazelinë dhe ajo do të hiqet menjëherë !




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729