Ja si të trajtoni flokët e DEKOLORUAR / maska specifike – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ja si të trajtoni flokët e DEKOLORUAR / maska specifike

Ja si të trajtoni flokët e DEKOLORUAR / maska specifike

Floket e dekoloruar jane me te thate, me te holle e te ashper, ndryshe nga floku natyral apo i lyer me boje pa dekolorues. Kjo sepse dekoloruesi e heq pigmentin e flokut dhe e ben “te vdekur”. Ne kete menyre ai eshte me i ndjeshem dhe nuk i reziston faktoreve te jashtem si: smoku, i ftohti dhe lageshtia. Nese i lyejme me pas me boje, ajo do ta ushqeje flokun por gjithsesi mbetet nje trajtim kimik.

Pra duhet te keni parasysh qe nese i lyeni floket duhet ti kushtoni atyre 2-fish vemendje e nese i dekoloroni duhet ti kushtoni 3-fish vemendje dhe kura.

Disa keshilla si ti trajtoni floket e dekoloruar:
-Mos i lani floket cdo dite. Lejoni yndyren natyrale qe ti ushqeje e ti hidratoje sepse floket e dekoloruar jane vete te thate.
-Perdorni nje shampo delikate, pa permbajtje sulfati dhe sa me pak kimikate(Neutrogena, Pantene, Keratase, Herbal Essences ). Lajini floket me uje te vaket, jo te nxehte dhe te bollshem.
-Perdorni balsam cdo here qe lani floket pa prekur rrenjet. Zgjidhni nje pa permbajtje sulfati dhe nese eshte bimor akoma me mire.
-Nje here ne jave trajtojini me nje maske rigjeneruese ose te posacme per floke te dekoloruar si psh te linjes profesionale Schwarzkopf. Mbajeni masken per 30 minuta.
-Ne fund shpelajini floket me uje te ftohte sepse ndihmon ne hidratimin dhe ruajtjen e lageshtise se flokut. Gjithashtu forcon edhe rrenjen.


-Nje here ne jave beni nje trajtim me vaj ne te nxehte (vaj argani, vaj arre kokosi, vaj ulliri, vaj jojobe etj). Ky trajtim sugjerohet per floke te demtuar dhe te thate, por per kete drejtohuni parukerit tuaj te besuar nese e keni per here te pare, e pas mund ta benni edhe vete ne shtepi.

Krihini me kujdes kur jane te lagur dhe perdorni kreher me dhembeza te medha per te shmangur keputjen e tyre.
Mundesisht mos perdorni tharese fare. E nese nuk beni dot pa te, perdoreni ne temperature te ulet dhe aplikoni kristaline apo produkt qe mbron flokun nga nxehtesia.
Maske natyrale per trajtimi e flokut te demtuar

Vaji i ullirit eshte shume ushqyes dhe i hidraton floket. Perzieni 5 luge vaj ulliri + 2 veze. Aplikojeni masken ne floke , vendosni nje qese dhe lereni te veproje per 15 minuta. Me pas shpelajeni me uje te bollshem.

Mund te perdorni edhe mjaltin. Perzieni 2 luge mjalte + 3 luge vaj ulliri. Aplikojeni masken ne floke dhe lereni per 15 minuta. Shpelajeni me shampoo dhe uje te bollshem.

KESHILLE BUKURIE: MOS I DEKOLORONI FLOKET !




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729