Ja receta BIO për rritjen e flokëve – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ja receta BIO për rritjen e flokëve

Ja receta BIO për rritjen e flokëve

 

Kur bëhet fjalë për rritjen e flokëve, perimet janë ato që mund të bëjnë vërtet mrekulli.

Duket e çuditshme, por patatja është një nga perimet që mund ta bëjë këtë.

Mund të gjendet shumë lehtë në shtëpi dhe mund të të ndihmojë që flokët të rriten si kurrë më parë.

Patatet janë shumë të pasura me vitamina A, B dhe C, pikërisht ato që ndikojnë drejtpërdrejt në rigjenerimin dhe ushqimin e flokëve.

Përbërësit e maskës:

3 patate

Një e verdhë veze

1 lugë gjelle mjaltë

Përdorimi:

Pasi t’i kesh qëruar, futi patatet në një enë me ujë dhe zieji për rreth 30-40 minuta. Pasi uji të jetë ftohur plotësisht, shto të verdhën e vezës, lugën e mjaltit dhe përzieje mirë të gjithë masën. Aplikoje menjëherë në lëkurën e kokës dhe lëre të pushojë për 30 minuta ose pak më shumë. Më pas laji flokët me një shampo të butë dhe ujë të ngrohtë (jo të nxehtë).

Mjalti dhe e verdha e vezës u sigurojnë flokëve lagështinë e nevojshme, ndërsa lëngu i patateve u jep atyre vitaminat e duhura.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729