Ja GABIMET që bëni me THARESEN e flokëve që asnjë parukiere nuk jua thotë… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ja GABIMET që bëni me THARESEN e flokëve që asnjë parukiere nuk jua thotë…

Ja GABIMET që bëni me THARESEN e flokëve që asnjë parukiere nuk jua thotë…

Si të minimalizoni dëmin e shkaktuar nga temperatura e lartë e tharëses për flokë? Nga krehja dhe tharja e shpeshtë me tharëse, flokët dëmtohen dhe bëhen të thata dhe të dobëta, u mungon lagështia dhe fillojnë të plasariten. Ne i kemi disa udhëzime se si t’i mbroni flokët nga nxehtësia – mikut dhe armikut më të madh të flokëve

Kur zgjedhim një tharëse flokësh, ajo duhet të jetë më e mira. Sepse e bleni njëherë në dhjetë vjet, dhe nuk do të kishte kuptim që në të të kurseni, e posaçërisht nëse ju themi se me këtë ju e ulni nivelin e dëmtimit të flokëve. Ngrohja le të jetë me rreze ultravjollce si dhe kokën ta ketë prej qeramike. Ekspertët e teknologjisë thonë që keramika është transmetuesi më i mirë i nxehtësisë i cili më së paku dëmton qimet, dhe për këtë arsye pllakat prej keramike janë më të mirat kur flasim për “hekurosjen” e flokëve.

Pra, anën e dëmshme të temperaturës së lartë mundemi që ta kthejmë në interesin tonë. Ekzistojnë llaqe për flokë, shamponë, regjeneratorë dhe maska të cilat përmbajnë përbërës aktivë të cilët reagojnë në kontakt me nxehtësinë. Si shembuj të mirë jane produktet për stajling nga marka të ndryshme, të cilat shfrytëzojnë nxehtësinë nga tharësja për të rritur nivelin e ndikimit të përbërësve shërues. Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729