6 GABIME që NUK duhet të beni kur drejtoni flokët me pjaster/ foto – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

6 GABIME që NUK duhet të beni kur drejtoni flokët me pjaster/ foto

6 GABIME që NUK duhet të beni kur drejtoni flokët me pjaster/ foto

Le të jemi të sinqertë: krehjen e flokëve mund ta realizojë ashtu siç e duam vetëm parukierja ! Ndonëse në shtëpi mund të keni një arsenal me pajisje që stilojnë flokët, jemi të sigurtë që gjysmën e tyre nuk dini ta përdorni si duhet.
Më problematike janë pajisjet e nxehta, ndaj Keshilla Bukurie do të ndajë me disa këshilla të dobishme dhe gabimet që duhet të shmangni gjatë përdorimit të pjastrës.

#1. Filloni të përdorni pjastrën pa i tharë mirë flokët

Sigurohuni që flokët tuaja të jenë tërësisht të thata përpara se t’i drejtoni me pjastër.

#2. Nuk përdorni spraj mbrojtëse ndaj nxehtësisë

Janë këto produkte që do të mbrojnë flokët nga nxehtësia dhe nëse ju nuk i përdorni flokët do të digjen dhe do të humbin shkëlqimin brenda një kohe të shkurtër.

#3. Gradoni pjastrën në nivelin më të ulët të nxehtësisë

Ju mund të mendoni që nëse ngrohja dëmton flokët, gradimi më i ulët do i mbrojë ato.Ju jo vetëm që nuk shpëtoni prej nxhetësisë por stilimi me nxehtësi të ulët do ju detruojë t’i bini disa herë flokëve sipër për t’u drejtuar duke rritur rrezikun e djegies.

#4. Mos u shtroni presion dhe mos e tërhiqni me forcë ndërsa po krihni flokët

Kjo teknikë mund të bëjë që flokët tuaj të bien më shumë dhe të dobësohen që në rrënjë.

#5. Nuk përdorni krëhër kur drejtoni flokët me pjastër

Sigurohuni që flokët të jenë të krehur e pa koklavitje, përpara se të përdorni pjastrën në mënyrë që gjatë procesit të krehjes me këtë pajisje të mos keni probleme.

#6. Gabimi i fundit lidhet me pastrimin e mjeteve stiluese

E mbani mend kur e keni pastruar për herë të fundit pjastrën? Sapo të lexoni këtë artikull sigurisht që do e bëni këtë gjë




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729