Pastroni shtëpinë me këtë përbërje dhe shpetoni nga punët e përditshme/ receta – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Pastroni shtëpinë me këtë përbërje dhe shpetoni nga punët e përditshme/ receta

Pastroni shtëpinë me këtë përbërje dhe shpetoni nga punët e përditshme/ receta

Ekziston truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me këtë përbërje dhe rezultati do t’ju ngazëllejë. Pastrimi i pluhurit për shumicën e njerëzve është ankth i vërtetë pikërisht për atë që shumë shpejt sërish shtresohet, dhe duket sikur nuk keni pastruar fare. Epo ekziston një truk i shkëlqyeshëm se si të arrini që pluhuri të mos grumbullohet aq shpejt – lyeni sipërfaqen me përbërjen e uthullës së mollës dhe glicerinësi.

Përbërësit e nevojshëm:
– 1 litër ujë
– 1 lugë uthull molle
– 1 lugë glicerinë
Procedura:

Përzieni mirë ujin, uthullën e mollës dhe glicerinën.Lëngun qiteni në leckë pambuku dhe me të lyeni mirë të gjitha sipërfaqet.

Këshillë shtesë:

Uthulla e fortë do të largojë njollat kokëforta nga sipërfaqet e xhamit, ndërsa lavamani i juaj i porcelanit po ashtu do të shkëlqejë përsëri.Për pastrimin e kromit përgatitni një përzierje të uthullës me pak sodë bikarboni, ndërsa dyshemetë lani me përzierjen prej një 1/3 uthull të alkoolit, 1/3 alkoolit mjekësor, 1/3 ujë dhe tri pika të preparatit për larjen e enëve.

Tretja e ujit dhe uthullës së bardhë do të largojë papastërtinë nga raftet dhe muret e frigoriferit dhe aromën e ushqimit të prishur.Uthullën mos e përdorni në mermer dhe granit.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729