E mbani mend “MIMOZA LLASTICEN“? Ja si duket ajo pas 40 vitesh…(FOTO) – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

E mbani mend “MIMOZA LLASTICEN“? Ja si duket ajo pas 40 vitesh…(FOTO)

E mbani mend “MIMOZA LLASTICEN“? Ja si duket ajo pas 40 vitesh…(FOTO)

E mbani mend Mimoza Llasticën, vajzën e vogël dhe të përkëdhelur që kishte naze e teka? E kemi fjalën për personazhin që ka luajtur vite më parë aktorja Zhaklina Dhimojani.

Ndoshta fëmijët e sotshëm nuk e kanë mundësinë të shikojnë këtë personazh, pasi dita e tyre është e zënë duke parë filma të animuar të ndryshëm nga ata që shikonin një herë e një kohë fëmijët deri në vitet ’90, ama sot duam t’ju tregojmë për ndryshimin e madh të asaj aktores së vogël.

Zhaklina është një zonjë e vërtetë në ditët e sotme, e rritur, e maturuar dhe me një jetë personale, edhe pse larg Shqipërisë dhe syrit të mediave e të kamera.

Ajo është nënë e një vajze, Aleksës dhe bashkë me të shoqin që është jurist, jeton në Bernë të Zvicrës.

Nga vogëlushja e llastuar që nuk e hante bukën sepse ia kishin lëpirë gjalpin, ka ngelur ndoshta vetëm shpirti prej fëmije, pasi pamja e saj ka ndryshuar tej mase. Shikojeni vetë…




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729