4 arsye pse shoqja e ngushtë ju kupton më mirë se cdo njeri tjetër… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

4 arsye pse shoqja e ngushtë ju kupton më mirë se cdo njeri tjetër…

4 arsye pse shoqja e ngushtë ju kupton më mirë se cdo njeri tjetër…

‘’Dhe ata jetuan të lumtur, derisa…’’, derisa kuptuan që princi i kaltër apo qoftë edhe gri nuk erdhi kurrë me kalë siç thotë përralla, motorr apo biçikletë. Mirëpo një shoqe e ngushtë është gjithmonë aty për ju, kështu që nëse jeta juaj sentimentale ua shpif, të paktën keni atë në krahun tuaj.Keshilla Bukurie ju fton të zbuloni 4 arsyet pse një shoqe e ngushtë është më mirë se një i dashur. Urojmë të buzëqeshni në fund të çdo fjalie.


1.Nuk keni nevojë të bëni përshtypje të mirë tek prindërit e saj: Përse të shqetësoheni çfarë figure mund të bëni me prindërit e tij, kur prindërit e shoqes ju konsiderojnë tashmë pjesë të familjes. Me siguri ju kanë bërë fotografitë e para në festën e Abetares, mbajnë mend të gjitha rrëzimet me biçikletë dhe dhëmbët e thyer, kështu që një shqetësim më pak.


2.Të ka parë në momentet e tua më të vështira dhe sërish të ka xhan: E mbani mend herën e fundit kur trokitët në shtëpinë e saj në 4 të mëngjesit, me sytë e fryrë dhe të përlyer nga rimeli që kullonte si rrëke? Ok, një i dashur mund të mos e kapërdijë të lehtë këtë pamje tuajën, kurse për shoqen e ngushtë nuk është asopa


3.Mund të ndash me të veshjet e preferuara: Nëse ajo është masa juaj, përveç gjërave që që ju lidhin bashkë prej shumë kohësh, mund edhe të ndani veshjet. Por, përse jo edhe çantat.


4.Nuk ju thotë kurrë ‘’Jo’’ kur bëhet fjalë për shopping: Kishit një javë që planifikonit të bënit shopping me të dashurin, por në momentin e fundit u kujtua të të lajmëronte për një ndeshje futbolli? Një shoqe e ngushtë nuk e bën kurrë këtë, përkundrazi ju lajmëron e para sa herë që ka ulje.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729