6 VESHJET që do t’jua përmirësojnë pamjen tuaj 100% – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

6 VESHJET që do t’jua përmirësojnë pamjen tuaj 100%

6 VESHJET që do t’jua përmirësojnë pamjen tuaj 100%

Nuk është e thënë të blini çdo gjë të re nga koleksionet e çdo dizajneri. E rëndësishme është të dini të kombinoni dhe ato që keni, pa u stërmunduar shumë. Nuk po flas për gardërobën kapsulë, sepse ajo është konstante gjithë vitin. Dua të evidentoj gjërat must, si dhe si t`i kombinojmë këto me 6 gjëra të tjera të thjeshta në dukje, por do bëjnë ndryshim të madh. 1. Ngjyra lejla: Besoj që këtë sezon, nuanca më e bukur dhe dominante ka qënë pikërisht lejlaja. Jo vetëm në këpucë, por dhe në çorape, sandale, geta etj. Për ata më të guximshmit të cilët janë të apasionuar pas kostumeve, mund të zgjedhin një të tillë oversize. Është mjaft festive, si dhe kombinohet lehtësisht me xhins, pantallona me prerje cigareje dhe funde laps. 2. Detaje gurësh në fustan: Mund të përdorni edhe një spilë për të dhënë efektin e dëshiruar, por ai që bën më shumë diferencë është vendi ku do e vendosni. Qoftë sup, mëngë, jakë, kopsa, apo rrip, mjafton të jeni komodë me look-un. 3. Shalli “statemnent” ose me ngjyrë dominante, e pamë në sfilata tek Balenciaga, Celine etj. Tashmë është momenti ta përdorim për t`i dhënë ngjyrë veshjeve ose palltos. Nëse është i madh mjaftueshëm, nuk keni nevojë as për pallto sipër. 4. Kapele berretë: Më falni që jua them, por shumica e atyre që e kanë kombinuar këtë sezon kanë qënë totalisht të gabuara. Berreta është një nga kapelet franceze, e cila e transformon veshjen tërësisht. Duhet balancuar në mënyrën e duhur që të mos kemi ëmbëlsi më shumë se sa duhet, por ta thyejmë me sport dhe klasike. 5. Golfi i bardhë: Ajo që më pëlqen më shumë është se e bardha nuk do shumë mund për t`u kombinuar. Mund ta përshtasni me të bardhë (si Victoria), me xhinse të bardha, ose dhe blu. Vishet në mëngjes dhe darkë, mjafton t`i shtoni aksesorë veshjes. 6. Aksesori i flokëve: Mos e neglizhoni aksesorin e flokëve, edhe pse mund të duket gjë e vogël. Flokët, siç thuhet janë gjysma e bukurisë, ndaj kushtojini rëndësinë e duhur. Mund të jetë shall i plotë, aksesor floriri ose mëndafsh./Tiranapost.al




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729