Recete gatimi :Ja si te gatuajme sallaten ruse…(hap pas hapi) – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Recete gatimi :Ja si te gatuajme sallaten ruse…(hap pas hapi)

Recete gatimi :Ja si te gatuajme sallaten ruse…(hap pas hapi)

Sallata Ruse

Zgjodha te ndaj me ju receten ruse sepse eshte e preferuara ime dhe realizohet shume lehtesisht.Me pelqen te gatuaj ndonjehere dhe pse jo ti ndaj me ju disa nga recetat qe mua me pelqejne me shume..Kemi pergatitur per ju receten e sallates ruse.Me poshte keni receten e detajuar qe ju te mos gaboni dhe ta beni ashtu sic duhet.Kujdes me perberesit ndiqni udhezimet dhe sallata do tju dal e mrekullueshme..

Perberesit:
4 patate mesatare
250 gr fasule pllaqi
100gr bizele
2karota
veze ( sipas deshires)
3 kastravece te vegjel turshi
2 speca turshi
1 vazo majoneze 500 ml

Pergatitja:
Lajme patatet dhe i veme te zjejne ne zjarr pa i qeruar, duke kripur ujin sa duhet.Ne ene me vete veme te zjejne vezet,bizelet dhe fasulet pllaqi (per lehtesi mund te perdorni ato te konservuarat qe jane te zjera).Karoten nuk e ziej por e grij holle (zhyljen)Qerojme patatet dhe i presim ne kubike te vegjel.


Presim: ne copa te vogla specat turshi,(mund te perdorni ne mungese dhe piperkat e pjekura te sperkatura me uthull) ne rrathe te vegjel kastravecet turshi.Ne nje tas te madh perziejme te gjithe perberesit, perveç vezeve te zjera.Kontrollojme sasine e kripes dhe te aciditetit,me qellim qe te jene ne perputhje me shijen tone dhe perziejme me majonezin.
Vezet i presim ne forme ylli dhe i vendos per bukuri ne siperfaqe te pjates.


Mundet gjithashtu te heqim te verdhen e vezes dhe ta perziejme me nje sasi sallate, me pas te mbushim te bardhen me kete perzierje, duke zbukuruar me pak majdanoz siper,ndersa pjesen tjeter sipas deshires e sperkasim me pak piper te zi.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729