Ja pse të gjithë kemi nevojë për 1 DIETË DETOX pas festave…(5 receta) – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ja pse të gjithë kemi nevojë për 1 DIETË DETOX pas festave…(5 receta)

Ja pse të gjithë kemi nevojë për 1 DIETË DETOX pas festave…(5 receta)

Të gjithë kemi nevojë të pastrohemi dhe të gjithë mund të përfitojmë nga pastrimi. Po pse detox? Në ditët tona, stili i jetës së pashëndetshme mund të jetë burim i shumë problemeve shëndetësore. Për shumë arsye, trupi grumbullon toksina, me gjithë luftën e organizmit për t’i eliminuar. Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze. Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes. Por a i njeh përfitimet e detoksifikimit? Nuk është asnjëherë vonë për ta filluar. Përfitimet e detoksikimit: Humbje peshe, Ul nivelin e kolesterolit, Ndihmon tretjen, Eliminon dhimbjet e shpinës, Lëkurë më e pastër, Largon ekzemën, Përmirëson shëndetin mendor, Eliminon parazitët, Përqendrim më i mirë, Redukton nivelin e sheqerit në gjak, Ul inflamacionin, Qetëson dhimbjet e muskujve, Redukton artritin, Përmirëson gjumin, Largon mendimet negative, Eliminon toksinat dhe metalet e rënda Pastrimi i aparatit tretës nga toksinat është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes në fillimvit. Dietat moderne zakonisht përbëhen nga proteina, me ushqime të përpunuara, duke çuar kështu në një sistem të tejngopur tretës dhe në probleme të rënda në zorrë. Mungesa e fibrave në ushqimet që hamë kontribuon në fryrje dhe probleme serioze me tretjen. Po ashtu, toksinat nxisin në komplikime serioze shëndetësore si koliti, ulçera, deri edhe në kancer të zorrës së trashë. Që trupi ka nisur të grumbullojë më shumë toksina e tregojnë edhe sëmundjet tona të zakonshme, siç janë migrena, lodhja, pagjumësia, stresi, ekzema, aknet, sistemi i ulët imunitar, alergjia etj. Përfitimet e një dietë detox janë me të vërtetë çudibërëse.

Uji Nëse ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe natyrale për të pastruar trupin nga helmet është, pa dyshim, uji. Shumë mjekë, vazhdimisht theksojnë se sa më shumë ujë të konsumosh, aq më të shëndetshme do ta kesh lëkurën. Uji ndihmon në mirëfunksionimin e të gjitha organeve, për një metabolizëm efektiv dhe aparat tretës të rregullt. Po sa ujë duhet të pish çdo ditë? IOM rekomandon se në një ditë duhet të konsumosh 3.7 litra ujë (15 gota ujë) për të rriturit meshkuj dhe 2.7 litra (11 gota) për femrat.

Një dush me ujë të kripur: Një dush me ujë të kripur është një terapi tjetër natyrale, e rekomanduar për të detoksikuar trupin. Për shkak të sasisë së lartë të magnezit, i cili thithet menjëherë nga lëkura, kripa është stimuluese e sistemit limfatik dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar duke mbrojtur kështu nga çdo lloj sëmundjeje. Një dush të tillë mund ta bësh 2-3 herë në javë.

Limon, xhinxher dhe kripë deti: Uji me limon ndihmon në detoksikimin e trupit dhe të lëkurës, por duke shtuar xhinxher dhe kripë, rezultati do jetë edhe më i mirë. Dr. Kulreet Chaudhary (mjeke) këshillon një mënyrë shumë të shëndetshme dhe natyrale për detoksikimin. Për këtë të duhen tre përbërës: lëng natyral limoni, xhinxher dhe kripë deti. Ky kombinim është një zgjidhje ideale për të pastruar trupin nga helmet. Çdo mëngjes një përzierje me këta tre përbërës, do të t’i bëjë ditët e këtij viti më të shëndetshme.

Çaji jeshil Përpiqu të zëvendësosh kafet e mëngjesit me çajin jeshil, i cili ka një përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe është mënyra më e mirë natyrale për të shmangur viruset e stinës, si dhe ndihmon shumë sistemin tretës. Çaji jeshil është zgjidhja më e mirë për të nisur një ditë të shëndetshme dhe me energji.

Ushqimet e pasura me Omega 3: Mos harro që në këtë dietë detoksikuese të përfshish grupin e ushqimeve të pasura me Omega 3 (superfoods) dhe acide yndyrore, siç janë salmoni, avokado, vaji i ullirit, lloje të ndryshme farash etj. Po ashtu, edhe fruta si boronica, molla dhe frutat e thata ndihmojnë shumë për detoksikim.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729