Habit balerina e TV KLAN: Albi Nako më shante trupin, ja cmë thoshte… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Habit balerina e TV KLAN: Albi Nako më shante trupin, ja cmë thoshte…

Habit balerina e TV KLAN: Albi Nako më shante trupin, ja cmë thoshte…

E kemi ndjekur në skenë si një prej balerinave më të mira të trupës së baletit në Tv Klan.

Më pas dhe në programin “Stop”, si njëra nga velinat, por prej datës 1 Mars, ditën e parë të pranverës, atë e kemi parë nën moderimin e rubrikës së motit në ekranin e televizonit Klan, Alba Hoxha, tashmë është imazhi i kësaj rubrike.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” ku foli për eksperiencën e saj të re dhe fillimet në balet.

Hoxha rrëfeu gjatë emisionit se ditën e tretë pasi ishte bërë pjesë e trupës së baletit, koreografi Albi Nako ka dashur ta heqë.

“Është një projekt i ri i Tv Klan të cilin ma besuan mua nëpërmjet një audicioni. Për të qenë e sinqertë lindi si ide e Albi Nakos dhe ishte ai që më propozoi për të qenë pjesë e këtij projekti. Kishte dëgjuar për audicionet dhe më sugjeroi mua duke qenë se ai shpeshherë merret me balerinat e trupës, na jep ide dhe na shtyn për të ecur përpara në karrierë. Unë kam pothuajse 6 vjet që jam pjesë e trupës së baletit të Tv Klan. Jam futur me audicione në Klan dhe në fillimet e mia nuk kam qenë ashtu siç duhej dhe ditën e tretë pasi fillova Albi Nako ka dashur të më heqë, më thoshte: Ti je një drru i pagdhendur, trupi jot është si stemë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje. Albi është i paparë. Në fillim u demoralizova por pastaj me ambicie dhe me punë arrita këtu ku jam”, tha Hoxha. /tvklan.al




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729