Ja si të trajtoni rrudhat në zonën delikate rreth syve/ 5 receta – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ja si të trajtoni rrudhat në zonën delikate rreth syve/ 5 receta

Ja si të trajtoni rrudhat në zonën delikate rreth syve/ 5 receta

Nëse keni rrudha në këndet e jashtme të syve, atëherë mos u mërzisni. Ekzistojnë shumë metoda për t’i hequr ato. Kurat natyrale me përdorim të përbërësve natyralë që i keni në kuzhinë do të ndihmojnë në kthimin e lagështisë dhe paraqitjes rinore në lëkurën tuaj.

E bardha e vezës

Të bardhët e vezës ndihmon në shtrëngimin e lëkurës, gjë që e bën atë zgjedhje të duhur për reduktim të rrudhave. Tundeni një të bardhë të vezës deri në momentin kur ta fitoni një masë me shkumë. Aplikojeni atë në këndet e jashtme të syve dhe përgjatë mollëzave. Lëreni që të qëndrojë 10 minuta dhe më pas e pastroni zonën duke përdorur një copë pambuku të zhytur në ujë të ftohtë. Bëjeni këtë dy herë në javë.

Vaji i ricinit

Vaji i ricinit është zbutës natyral i cili mund ta bëjë lëkurën tuaj shumë të butë dhe t’i reduktojë rrudhat në këndet e jashtme të syve. Para se të flini, i aplikoni disa pika të vajit të ricinit në rrudhat tuaja dhe i fërkoni ato ngadalë. Në mëngjes i shpëlani. Bëjeni këtë për çdo ditë. Gjithashtu mund ta përzini një lugë me vaj ricini me një lugë me vaj të susamit dhe ta aplikoni përzierjen në rrudhat tuaja para se të shkoni në shtrat. Bëjeni këtë për çdo ditë.

Trangujt

Trangujt kanë tiaminë, riboflavinë, niacinë, vitamina B5 dhe B6, dhe shumë gjëra të tjera që ndihmojnë në ushqimin e lëkurës. Gjithashtu janë karakteristika zbutëse që ndihmojnë në reduktimin e rrudhave rreth syve. Grijeni një trangull dhe aplikojeni lëngun e tij rreth syve. Lëreni që të qëndrojë 10 minuta e më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni procesin dy ose tri herë në ditë për disa javë me radhë. Gjithashtu mund ta preni trangullin në feta të trasha dhe me to t’i fërkoni zonat rreth syve për disa minuta për çdo ditë.

Aloe vera

Aloe vera është një nga përbërësit më të mirë natyralë për heqje të rrudhave rreth syve. Karakteristikat antioksiduese të saj ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira që shkaktojnë rrudha. Gjithashtu, përmban vitamina dhe minerale të nevojshme për hidratim, shndritje dhe zbutje të lëkurës. E pini një lugë me lëng të aloe verës për çdo ditë për të përfituar nga karakteristikat e saj antioksiduese. Gjithashtu, munda ta aplikoni xhelin e aloe verës rreth syve para se të shkoni të flini. Në mëngjes, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Bëjeni këtë për çdo ditë për disa javë me radhë dhe do të keni lëkurë më të hidratuar, më të shtrënguar, ndërsa rrudhat do të jenë më pak të dukshme.

Vitamina E

Vitamina E, është e nevojshme për rigjenerim të qelizave të reja të lëkurës që ndihmojnë për hidratim të lëkurës. Gjithashtu, e shtrëngon lëkurën rreth syve për ta reduktuar dukjen e rrudhave si dhe linjave të thella. I hapni dy kapsula me vitaminë E dhe përmbajtjen e qitni në një enë. Aplikojeni lëngun në rrudhat rreth syve. U bëni ngadalë masazh për disa minuta. Bëjeni këtë për çdo natë para se të shkoni të flini. Përveç këtyre kurave, sigurohuni që të aplikoni krem për mbrojtje nga rrezet e diellit për çdo ditë, mos pini duhan, pini shumë ujë dhe ndiqeni një dietë të shëndetshme për ta reduktuar dukjen e rrudhave në këndet e jashtme të syve.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729