7 GABIME me vetullat që NUK duhet ti bëni më… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

7 GABIME me vetullat që NUK duhet ti bëni më…

7 GABIME me vetullat që NUK duhet ti bëni më…

Shpesh ne vend qe t’i rregullojmë vetullat, ua prishim tërësisht formën. Ja gabimet me te shpeshta.Ne një studim te kryer kohet e fundit tek mbi 1000 femra është ndërtuar edhe një liste me gabimet qe bëhem me shpesh me vetullat. Ja cilat janë ato.Lexoni më poshtë truket e shkëlqyera për vetulla të mahnitshme.

1. Mirëmbani vetullat pa ndihmën e produkteve

Shmangni përdorimin e kremrave, xheleve, pomadave apo hidratuesve rreth zonës së vetullave. Këto depërtojnë deri në vetulla dhe shkaktojnë që qimet të bien si dhe parandalojnë rritjen e qimeve, tha Sania. Ne priremi të trajtojmë vetullat ashtu sikur lëkurën, ata në fakt janë folikule të flokëve, dhe nqoftëse nuk vemë diçka sipër kokës sonë, pse duhet të vendosim tek vetullat tona?

2. Përdorni pasqyrën e duhur

Shmangni pasqyrat zmadhuese, paralajmëron Sania. Kjo ndikon në humbjen e perspektivës dhe heqjen e madhe të vetullave pa nevojë.

3. Mos i shkurtoni shumë vetullat me gërshërë

Asesi mos e teproni me shkurtimin e vetullave. Një hark i pabarabartë dhe i prerë shumë, nuk është fare estetik dhe i bukur. Në fakt, shumica e femrave kanë nevojë për shkurtim të tyre, por që të shkurtoni në mënyrë korrekte, mundohuni të shkurtoni apo preni vetëm ato qime që dalin jashtë formës së vetullave.

4. Sigurohuni që vetullat të fillojnë në këndin e duhur

Vetullat duhet të lidhen me urën e sipërme të hundës, thekson Sania. Ndarja e vetullave shumë larg njëra tjetrës i bën tiparet e fytyrës të duken më të gjera.

5. Mos e teproni me mbushjen e tepërt të vetullave

Ju gjithashtu nuk do dëshironit të tejmbushnit vetullat tuaja. Gjithkush i dëshiron ato të plota dhe të guximshme – por disa njerëz e teprojnë me lyerjen me laps, paralajmëron ajo. Unë sugjeroj të shkoni një nuancë më të errët se ngjyra e vetullave tuaja, dhe mos e ekzagjeroni formën e vetullave.

6. Heqja me pincetë është zgjidhja më e mirë

Me plotë fjalë, mos përdorni dyllin si depilim apo metodën me fije. Heqja me pincetë është metoda më e saktë për shkak se ju tërhiqni vetëm një fije qime në një kohë. Secila qime bën dallim në vetulla, andaj duhet me shumë kujdes të hiqni ato për mos të prishur formën origjinale. Me anë të metodës me dyll, mungon saktësia dhe preciziteti si dhe e zgjat lëkurën delikate. Ndërsa metoda me fuije tërheq ato në çdo drejtim, gjë që shkakton thyerjen e qimeve si dhe rritjen nën lëkurë.

7. Investoni në një laps të mirë për vetulla

Preferoj laps për vetulla që ka mjaftueshëm dyll për të mbajtur qimet në vend – pa nevojën e përdorimit të xheleve të ndryshme. Një laps i mirë për vetulla duhet të jape iluzionin e qimeve natyrale – jo të duket si tatuazh artificial, theksoi Sania. Për atë janë dizajnuar edhe tri lloje të ngjyrave për vetulla që me kujdes ti përshtaten ngjyrës së qimeve.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729