Ish burri i Jonida Maliqit përfshihet në sherrin e përgjakur; arsyeja një vajzë – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Ish burri i Jonida Maliqit përfshihet në sherrin e përgjakur; arsyeja një vajzë

Ish burri i Jonida Maliqit përfshihet në sherrin e përgjakur; arsyeja një vajzë

Ndonëse mendohet që një sherr i madh të ketë ndodhur gjatë fundjavës në një nga clubet e Tiranës, “Gazeta Express” e ka publikuar sot ngjarjen nga burime të tyre ekskluzive. Këto burime tregojnë se në zonën ekskluzive të një clubi në Tiranë, një konflikt midis Gent Prizrenit (që ndryshe njihet edhe si ish bashkëshorti i Jonida Maliqit dhe kunati i Zamir Manes) dhe Ervis Martinaj, një person me precedent penal në Shqipëri, ka shkuar deri aty sa të dy burrat kanë mbetur të plagosur dhe në club ka pasur gjakderdhje.

Siç mësohet nga “Gazeta Express”, shkak për këtë sherr banal është bërë një vajzë. Fill pasi ka nisur sherri, Ervis Martinaj ka hedhur shishe e karrige mbi Gent Prizrenin duke i shkaktuar atij dëmtime në kokë.

Sigurisht që të pranishmit e kanë vënë re këtë që ka ndodhur dhe truprojat e clubit kanë ardhur menjëherë dhe më pas kanë qetësuar edhe situatën.

Kujtojmë se Ervis Martinaj është shtetasi 36 vjeçar nga Burreli i cili së fundmi u dënua për përfshirjen në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit gjithashtu emri tij është përmendur edhe në dosjen e Emiljano Shullazit. /Blitz.al/




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729