Arrestohet dhe dërgohet ne psikiatri Vali Corleone; Arsyeja do tju trondisë… – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Arrestohet dhe dërgohet ne psikiatri Vali Corleone; Arsyeja do tju trondisë…

Arrestohet dhe dërgohet ne psikiatri Vali Corleone; Arsyeja do tju trondisë…

Ka përfunduar në prangat e policisë së Gjilanit, i vetëshpalluri princ, Vali Corleone.Lidhur me këtë ngjarje ka folur zëdhënësi i policisë së Gjilanit në Kosovë Ismet Hashani, i cili është shprehur se arrestimi i tij është bërë pas një marrëveshje me prindërit e tij.“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hashani për “Express”.

Kjo e fundit shkruan se dy prindërit e tij, shtetasit me inicialet R. S., dhe H. S., kanë qenë ata që kanë bërë denoncimin në polici për ngacmim dhe kanosje.Gjithashtu bëhet e ditur se Vali ka bashkëjetuar për një kohë me prindërit e tij, e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar dhe ka nisur të bëhet agresiv.Menjëherë pas arrestimi Vali ka kërcënuar efektivët duke shfaqur sjellje agresive. E si pasojë policia e ka dërguar atë në psikiatri, e më pas në paraburgim. Ndërkohë Corleone njihet për jetën luksoze dhe bizneset që ka familja e tij kryesisht në Gjilan.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729