Rrënqethëse: Humbi familjen ne aksident, Evisa Preka mëson sot të vërtetën – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

Rrënqethëse: Humbi familjen ne aksident, Evisa Preka mëson sot të vërtetën

Rrënqethëse: Humbi familjen ne aksident, Evisa Preka mëson sot të vërtetën

Mbrëmja e kaluar ka qenë nata më e trishtë dhe më traumatizuese për Ervisa Prekën. Sipas “Balkanweb”, 37-vjeçarja e cila ndodhet ende në spitalin rajonal të Durrësit ka mësuar nga babai i saj se tre fëmijët dhe bashkëshorti nuk jetojnë më pasi humbën jetën në aksidentin tragjik në aksin Shkodër-Velipojë.

Ka qenë dëshira e familjarëve të saj që Ervisa të transportohej drejt Durrësit, atje ku jetojnë ata. Sapo ka marrë vesh lajmin e tmerrshëm që mjekët i druheshin t’ja komunikonin, Ervisa Preka ka shpërthyer në lot e dëshpërim të thellë siç thonë burimet e Balkanweb.

Menjëherë mjekët e spitalit të Durrësit i janë gjendur pranë duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për bombardimin e trurit. Kjo ka qenë e vetmja mundësi për t’i mbajtur parametrat jetësor Evisa Prekës pas këtij lajmi tragjik që ajo ka marrë.Kujtojmë edhe një herë se nga aksidenti që ndodhi pasditen e së dieles, humbën jetën Edmond Preka 40 vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, vajza 10 vjeçe, vajza 5 vjeçe dhe djali 9 muajsh.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729