9 sekrete si të dalloni një parfum origjinal nga një fallco/ foto – Keshilla Bukurie

Gjithçka për Femrat

9 sekrete si të dalloni një parfum origjinal nga një fallco/ foto

9 sekrete si të dalloni një parfum origjinal nga një fallco/ foto

Parfumet janë pjesë e aksesoreve të bukurisë dhe pjesë e ditës të pothuajse çdo personi. Mirëpo jo të gjithë arrijnë të dallojnë një parfum fals nga një origjinalë dhe shpesh bëhen viktima të tregtarëve, që e sheshin. Nuk është për tu habitur fakti se sado shtrenjtë të jetë blerë parfumi, ai mund të jetë sërish i falsifikuar. Ja disa mënyra për të kuptuar nëse parfumi është origjinalë.

1-Shikoni qesen mbështjellëse.

Parfumi autentik mbështillet me një qese celofan paksa të trashë dhe qëndron e puthitur mirë pas kutisë, ndërsa ai fals nuk është i puthitur mirë dhe është më i hollë.

2-Shikoni palosjen e qeses së paketimit.

Parfumi origjinal ka një palosje perfektë të qeses së paketimit ku mezi dallohen shenjat, ndërsa ai fals ka një palosje jo të mirë me anë që dalin mbi 5 mm dhe dallohet që me shikim të parë.

3-Shikoni kartonin e paketimit.

Parfumi origjinal ka një paketim kartoni të cilësisë së parë dhe është i projektuar në mënyrë të tillë që shishja të mos pësojë dëmtime gjatë transportit. Parfumi origjinal brenda kutisë ka një ndarje të veçantë që mban në vendin e duhur shishen e parfumit. Gjithashtu edhe ngjyra e kartonit duhet të jetë e bardhë. Çdo lloj paketimi tjetër nuk është parfum origjinal.

4-Shikoni etiketat dhe mbishkrimet në kutin e paketimit.

Parfumi origjinal shigjetën që shkon në të djathtë e ka gjithmonë më e errët se ajo që shkon në të majtë. Ndërsa tek parfumi i falsifikuar është e kundërta. Edhe një mospërputhje fare e vogël është shenjë e falsifikimit.

5-Shikoni formën e shishes së parfumit.

Parfumi origjinal ka një shishe të cilësisë së lartë, pa anë të dala, sipërfaqe të rrëshqitshme, ndërsa një parfum fals ka sipërfaqe të ashpër dhe me defekte.

6-Shikoni ngjyrën e parfumit.

Markat e famshme nuk përdorin shumë bojë në produktet e tyre dhe për këtë arsye ngjyra e parfumit autentik është e zbehtë. Ngjyrat e forta në një parfum janë shenjë e falsifikimit të tij dhe përmbajtjes së lëndëve kimike.

7-Shikoni kapakun e parfumit.

Kapaku i parfumit origjinal është në simetri të përkryer, ndryshe nga ai fals.

8-Shikoni numrin serial të parfumit.

Numri serial i parfumit origjinal tregohet në fund të shishes i gdhendur, jo i ngjitur. Gjithashtu numri serial i shishes duhet të përputhet me numrin serial që ndodhet në etiketën e kutisë.

9-Shikoni dizajnin e shishes.

Përpara se të vendosni të blini një parfum origjinal shikoni në internet formën ekzakte të shishes. Parfumet e falsifikuara kanë një formë të ngjashme me origjinalen, por nuk janë njësoj. Kjo bëhet për të ngatërruar lehtësisht konsumatorin.




Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/keshilla/public_html/wp-includes/functions.php on line 3729